Ministri Abrashi nesër konferencë për 100 ditëshin e punës së MI-së

  • A.P /
  • 15 October 2020 - 19:54
Ministri Abrashi nesër konferencë për 100 ditëshin e punës së MI-së

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, do mbajë konferencë për 100 ditëshin e punës së dikasterit përkatës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ministria e Infrastrukturës përmes një njoftimi në llogarinë e tyre zyrtare në ‘Facebook’.

“Nesër (16.10.2020), në ora 10:30, Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, mban konferencë për prezantimin e punës së 100 ditëshit të punës së Ministrisë së Infrastrukturës”, thuhet në njoftim. 

(Kosova Sot Online)