
Lexoni edhe:
Si nuk pasur shpirt?! Njerka detyroi vajzën për 17 vite të hante të vjellat dhe jashtëshqitjen
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është bërë kumbar i dy vajzave.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Haradinaj nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, teksa ka bërë të ditur se i ka ndarë medalje familjes post mortem.
Postimi i plotë:
Familja është themeli i çdo shoqërie, kombi e shteti. Sonte gjeta ngrohtësinë familjare në Gjakovë në familjen e Nesim Bakisë.
Së bashku me Aniten, ndamë momente të këndshme me nikoqirët, Vlerën e Beratin. Nga sonte po ashtu, jam kumbar i vajzave të tyre, Nina dhe Dria.
Në kujtim të miqësisë time me Blerimin e ndjerë, kam ndarë një medalje post mortem, “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”.
Familjen Bakija, e falënderoj për mikpritjen!
(Kosova Sot Online)