
Lexoni edhe:
Si nuk pasur shpirt?! Njerka detyroi vajzën për 17 vite të hante të vjellat dhe jashtëshqitjen
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë qëndrimin e tij për çështjen e Asociacionit, temë që Serbia po tenton ta rikthejë në tavolinë të bisedimeve,
Thaçi ka thënë se Asociacioni nuk është çështje teknike, e se për këtë ka opinion edhe të Gjykatës Kushtetuese.
“Çështje teknike nuk është aspak Asociacioni, kemi edhe opinionin e Gjykatës Kushtetuese, e kemi obligim ta implementojmë atë. Kosova nuk e ka asnjë obligim të bëjë asnjë hap më tutje, çdo lëvizje nga ajo kornizë nënkupton Republika Srpska, ajo një hyrje në një proces të goditjes së shtetit të Kosovës nga brenda, në veçanti kur Serbia nuk është e gatshme ta njohë Kosovën me këtë asociacion”, ka thënë ai.
Presidenti shton se kryeministri Avdullah Hoti gjithashtu ka rezerva për këtë çështje, megjithatë, thotë se Kosova duhet t’i kryejë obligimet që ka.
“ Z.Hoti ka marrë pjesë në takimet e fundit, po e shoh se ka rezerva nga ana e tij, gjithçka që është në përputhje me kushtetutën duhet t’i kryejmë obligimet tona”, ka thënë presidenti i vendit.
(Kosova Sot Online)