Thaçi me kritika për Qeverinë: Kur unë kam udhëhequr dialogun, nuk është hequr dorë nga njohjet

  • A.P /
  • 15 October 2020 - 21:06
Thaçi me kritika për Qeverinë: Kur unë kam udhëhequr dialogun, nuk është hequr dorë nga njohjet

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se ai ka përvojë disa vjeçare në dialogun Kosovë-Serbi, e se gjatë kohës kur kishte qenë në krye të këtij procesi, nuk është hequr asnjëherë dorë nga fushata për shtimin e njohjeve për Kosovën.

Këto komente, presidenti i ka bërë teksa ka folur për rrjedhën e dialogut Kosovë-Serbi, e marrëveshjen ku pezullohet fushata për njohjen e pavarësisë së vendit.

Ai tutje ka thënë se taksa e vendosur për produktet serbe e boshnjake ka qenë gabim.

Sipas tij, në këtë mënyrë iu është bërë një favor i madh vetëm Serbisë.

“Kur e kam udhëhequr unë dialogun nuk ka ndodhur që të hiqet dorë nga njohjet ndërkombëtare. Unë jam fleksibil në ndonjë lëvizje që është në interes të partnerëve, sa i përket taksës ka qenë gabim, Serbisë i është kryer një favor i madh. Agjenda që e propozon Serbia duhet t’i themi jo me elegancën tonë dhe kreativitetin propozues”, ka thënë ai.


(Kosova Sot Online)