200 punëtorëve shëndetësorë iu vazhdohet kontratat, po bëhen përgatitjet për valën e dytë

  • A.P /
  • 15 October 2020 - 22:34
200 punëtorëve shëndetësorë iu vazhdohet kontratat, po bëhen përgatitjet për valën e dytë

Lajmin për vazhdimin e kontratave ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Shtimi i rasteve me Covid 19 në vend bëri që mëngjesi, të parin e Shëndetësisë ta gjejë në Klinikën Infektive.

Aty ministri Armend Zemaj zhvilloi një takim bashkë me ushtruesin e detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, drejtoreshën e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj-Berisha dhe një pjesë të personelit shëndetësor.

E siç thotë  ministri Zemaj, ata përveç gjendjes së përgjithshme në Klinika, biseduan edhe për nevojat që kanë stafi mjekësor.

Zemaj ka treguar se  nëse ka shtimi i rasteve me COVID-19,  mund të kthejë masat shtrënguese.

Ndërkohë, Zemaj duket se ka sjellur lajme të mira në QKUK.

Se për çfarë lajmi bëhet fjalë,  tregoi ushtruesi i detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi.

Valbon Krasniqi, foli edhe për gjendjen momentale në Klinikat e QKUK-së.

Ai nuk e mohon, se pas shtimit të rasteve duhet një rimobilizim i të gjithëve, përfshirë edhe personelin shëndetësor.

(Kosova Sot Online)