Maliqi bën thirrje për kujdes: Mediat serbe po synojnë të nxitin incidente në Kosovë

  • A.P /
  • 15 October 2020 - 22:56
Maliqi bën thirrje për kujdes: Mediat serbe po synojnë të nxitin incidente në Kosovë

Agon Maliqi ka dalur me reagim për raportimet e medieve lidhur me heqjen e flamurit kombëtar në Koshare nga një pop serb.

 “Media të dashura, kujdes se si raportoni këtë periudhë mbi deklaratat e zyrtarëve të Serbisë dhe lajmet që vinë nga burime të dyshimta të lidhura me shërbimin sekret të atjeshëm ose ato me lidhje ruse (psh. Tanjug, Alo, Novosti, b92, etj). Ka nja dy-tre javë që ka filluar një fushatë për t’i rritur tensionet, për ta nxitur ndonjë incident etj, me synimin për t’i thelluar përçarjet dhe për ta provokuar Kosovën që të tërhiqet nga negociatat. Le ta kuptojmë se fushata të tilla reflektojnë ndjenjë të frikes dhe dobësisë.”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, mediet serbe kanë raportuar tërë ditën për këtë veprim të popit serb dhe kanë nxjerrë deklaratën e tij.


(Kosova Sot Online)