Holanda aprovon eutanazinë të fëmijët nga 1 deri në 12 vjet me lejen e prindërve

  • E.K /
  • 16 October 2020 - 08:51
Holanda aprovon eutanazinë të fëmijët nga 1 deri në 12 vjet me lejen e prindërve

Holanda ka aprovuar planet për të lejuar eutanazinë për fëmijët e sëmurë mes moshave 1 dhe 12 vjet.

Ministri i Shëndetësisë Hugo de Jonge tha që ky ndryshim i vendimit do të ndalonte fëmijët nga “vuajtja e padurueshme dhe e pashpresë”.

Eutanazia është aktualisht e ligjshme në Holandë për fëmijët më të vjetër se 12 vjet, me konsentin e obligueshëm nga panceitët dhe prindërit e tyre.

Po ashtu ishte e ligjshme edhe për foshnjet deri në një vit me miratimin e prindërve.

Por nuk ka asnjë provizion për fëmijët e moshave 1 deri në 12 vjet që kanë sëmundje të pashërueshme.

Ky vendim është treguar ekstremisht kontrovers dhe ka nxitur një varg debatesh të mëdha politike në koalicionin qeveritar që përbëhet nga katër parti. Ka pasur edhe kundërshtime të forta nga ana e partive konservtore.

(Kosova Sot Online)