Ushtarë të rinj amerikanë nisen për në Kosovë

  • E.K /
  • 16 October 2020 - 09:37
Ushtarë të rinj amerikanë nisen për në Kosovë

Ushtarë të rinj amerikanë do t’i bashkohen misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur, Misioni i NATO’s përmes një postimi në faqen zyrtare në Twitter.

“Ushtarët tanë amerikanë janë të gatshëm për mision! Trupat i kanë përfunduar përgatitjet në Iowa, ShBA, dhe do të largohen për të marrë pjesë në një angazhim paqeruajtës të NATO-s në Kosovë. NATO/KFOR-i vazhdon të sigurojë një mjedis të sigurt për Kosovën”, thuhet në postim.

(Kosova Sot Online)