Dy deputetët e AAK-së votojnë pro heqjes së homologimit, që lë Devollët pa monopol

  • G.G /
  • 16 October 2020 - 13:02
Dy deputetët e AAK-së votojnë pro heqjes së homologimit, që lë Devollët pa monopol

Heqja e homologimit për vetura është iniciuar nga grupi parlamentar i Vetëvendosjes, ndërsa në këtë seancë është përkrahur edhe nga deputetja Donika Kadaj – Bujupi.

Votën pro, Kadaj – Bujupi e ka konfirmuar për Media.

Përveç saj dhe Vetëvendosjes për heqjen e homologimit ka votuar edhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, dhe Bekë Berisha, po ashtu, nga AAK-ja.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë votuar pro Projektligjit që ndryshon rregullimin e importit të veturave me ligj, në mënyrë që të hiqej pjesa e homologimit,

Njëzetetetë deputetë kanë votuar pro, ndërsa 13 deputetë kundër. Kësisoj ky projektligj do të përsëritet në seancën e radhës.

Sipas propozuesit Hekuran Murati, me këtë ndryshim të ligjit do t’i hiqej monopoli biznesmenit Shkelqim Devolli.

Homologimi i veturave është konsideruar si i panevojshëm edhe nga Bashkimi Evropian.

Për këtë shërbim, në Kosovë ka leje vetëm kompania QAK – Eurolab, e cila është në pronësi të Devollit. 

(Kosova Sot Online)