Italiania i hedh qetësues në kafe koleges që të jetë më e dobët në punë

  • E. /
  • 16 October 2020 - 14:58
Italiania i hedh qetësues në kafe koleges që të jetë më e dobët në punë

Një grua italiane ka treguar se si një rivalitet i ashpër në vendin e punës bëri që kolegia e saj t’i vendoste qetësues në kapuçinon e mëngjesit në kohën kur kompanitë po e ulin numrin e punëtorëve për shkak të krizës së pandemisë.

Alice Bordon, që ishte cak i komplotit, i tha gazetës “La Stampa” se gjithmonë i ka besuar koleges dhe tha se ende nuk po mund të besojë se ajo është përpjekur ta eliminojë përmes hedhjes së qetësuesit në kafe në mënyrë të t’ia ndjellë gjumin dhe të tregojë performancë më të dobët në punë.

Gruaja që e bëri këtë vepër, e quajtur Mariangela Cerrato, këtë javë u dënua me katër vjet burgim. Në gjykatë u tha se ajo ka dashur ta diskreditojë viktimën në sytë e shefave të kompanisë, shkruan The Guardian.

Rasti ka ndodhur më 6 tetor 2017, por gjykata mori vendim këtë muaj. Cerrato zakonisht u sillte kafe kolegëve nga një bar afër vendit të punës.

“Zakonisht vetëm e pija një pjesë, por atë ditë e piva të tërën me një gllënjkë”, tha zonja Bordon. Pas pak kohe, ajo e kishte humbur baraspeshën përderisa ecte drejt tavolinës së punës. “Gjithçka ishte e zezë, ndihesha sikur po lundroj”, shtoi ajo.

Deri në Krishtlindjet e atij viti, Bordon nuk kishte dyshuar në kolegen. “Ajo i kishte marrë disa ditë pushim dhe gjatë asaj kohe ndihesha mirë. Mendova se mund të ketë lidhje mes kafes dhe problemit të saj shëndetësor.

Disa muaj më vonë, ajo pranoi një tjetër kafe nga kolegia dashakeqe. “E piva gjysmën, ndërsa gjysmën tjetër e futa në një cilindër dhe testet treguan se kafja përmbante dhjetë herë më shumë qetësues sesa këshillohet”, tha Bordon.

Me ndihmën e policisë, e dyshuara ishte kapur në flagrancë duke vendosur përsëri qetësues në filxhanin e koleges dhe ishte arrestuar.