Hoti shkarkoi Rashit Qalajn me propozim të Agim Veliut, shkak performanca

  • A.P /
  • 16 October 2020 - 16:15
Hoti shkarkoi Rashit Qalajn me propozim të Agim Veliut, shkak performanca

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka marrë vendim për shkarkimin nga detyra të shefit të Policisë së Kosovës, Rashit Qalajt.

Ky vendim i Hotit sipas burimeve  është marrë pasi një gjë të tillë e ka propozuar Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Deri tek shkarkimi i Qalajt  mësohet se është ardhur pas raportit të performancës.  

Vetë Qalaj ka konfirmuar se ka pranuar vendimin ne bazë të të cilit s’do të jetë më në krye të Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)