Avionët luftarakë turq fluturojnë mbi ishujt grekë

  • A.P /
  • 16 October 2020 - 16:28
Avionët luftarakë turq fluturojnë mbi ishujt grekë

Disa avionë luftarakë turq kanë fluturuar këtë të premte mbi ishujt grekë.

Mediat greke raportojnë se avionët shkelën rajonin e informacionit fluturues të Athinës (FIR) pa paraqitur planet e fluturimit dhe fluturuan mbi ishujt e Oinousses dhe Panaghia në 25,000 metra, në orën 12:24.

Avionët luftarakë turq u njohën dhe përgjuan nga avionët grekë sipas rregullave ndërkombëtare, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i Mbrojtjes Kombëtare. 

(Kosova Sot Online)