
Lexoni edhe:
Kush është Samedin Mehmeti që mori drejtimin e Policisë në vend të Qalajt
Janë arrestuar dy zyrtarët e PSD’së, Zgjim Hyseni dhe Frashër Krasniqi.
Anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi është arrestuar nga Policia gjatë një aksioni që ky subjekt kanë mbjatur në kryeqytet.
Ai është arrestuar së bashku me anëtarin tjetër të kësaj partie, Zgjim Hyseni.
Kush është Samedin Mehmeti që mori drejtimin e Policisë në vend të Qalajt
Lexoni edhe:
Kryetari i PSD’së, Dardan Molliqaj, ka thënë se arrestimet u bënë gjatë aksionit të PSD’së.
Shkrimi i plotë i Molliqajt:
“Gjatë aksionit të PSD-së kundër deklaratës së Lajçakut për Asociacionin kundërkushtetues u arrestuan dy aktivistët Zgjim Hyseni dhe Frashër Krasniqi.
Është i papranueshëm zelli i Policisë së Kosovës që të arrestojnë aktivistët politik që shprehin bindjet e tyre përmes aksioneve paqësore. Çdo arrestim i tillë është veçse politik prandaj është i patolerueshëm.
Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të aktivistëve Zgjim Hyseni dhe Frashër Krasniqi”.
(Kosova Sot Online)