
Lexoni edhe:
Shkarkohet drejtori i Policisë Rashit Qalaj
Samedin Mehmeti është emëruar ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës pas shkarkimit të Rashit Qalajt nga kjo pozitë. Bazuar në deklarimin e pasurisë që ka deklaruar Mehmeti në Agjencinë Kundër Korrupsionit, ai ka pasuri gati gjysmë milioni euro.
Tek pasuritë e paluajtshme, Mehmeti ka deklaruar një shtëpi banimi në vlerë 80 mijë euro, shtëpi tjetër në vlerë 8 mijë euro, toka në vlerë 131 mijë euro. Ndërkohë, bashkëshortja e tij ka në pronësi një shtëpi në vlerë 30 mijë euro dhe toka që kushtojnë rreth 80 mijë euro.
Shkarkohet drejtori i Policisë Rashit Qalaj
Lexoni edhe:
Si pasuri të luajtshme, ai ka deklaruar një veturë të bashkëshortes në vlerë 5 mijë euro.
Ai posedon edhe aksione në një shoqëri komerciale në vlerë 7 mijë e 500 euro, derisa si para të gatshme në bank aka rreth 50 mijë euro.
Të hyrat e tij vjetore sillen rreth 25 mijë euro, që i merr si pagë nga Policia e Kosovës dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Përveç pagave, ai ka deklaruar se ka marrë edhe 145 euro nga Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës për një trajntim, 350 euro mëditje për udhëtim zyrtar jashtë vendit dhe 400 euro mëditje tjera gjatë trajnimit.
(Kosova Sot Online)