Petritsch mban anën e Vuçiqit: Loja e Prishtinës me Asociacionin shumë e rrezikshme

  • A.P /
  • 16 October 2020 - 17:37
Petritsch mban anën e Vuçiqit: Loja e Prishtinës me Asociacionin shumë e rrezikshme

Ish- i dërguari i posaçëm i BE’së për Kosovën, Ëolfgang Petritch, është rreshtuar krah Lajçakut dhe Aleksander Vuçiqit sa i përket Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Sipas Petritch ka thënë se Prishtina është duke bërë një lojë të rrezikshme sa i përket Asociacionit.

“Loja që Prishtina po luan në raport me Asociacionin është shumë e rrezikshme, dhe politikanët në Prishtinë duhet të respektojnë obligimet e marra nga Marrëveshjet e Brukselit”, ka thënë austriaku.

Këto deklarata të Petritch vijnë pasi Miroslav Lajcak nga Beogradi ka thënë se Kosova duhet të ndryshojë Kushtetutën për të miratuar Asociacionin.

Sipas sllovakut, Kushtetuta nuk është Bibël.

Ndërkohë pala serbe po refuzon të kthehet në dialog nëse s’do të disuktohet për Asociacionin.

(Kosova Sot Online)