A e dëgjonin kosovarët grupin Bijelo Dugme

  • A.P /
  • 16 October 2020 - 23:06
A e dëgjonin kosovarët grupin Bijelo Dugme

Gjeneratat e reja nuk e njohin. Por moshat me të vjetra, e njohin mirë grupin muzikor Bilejo Dugme që kishte pjesëtarë nga Serbia, Kroacia e Bosnja e Hercegovina.

Ata kishin famë të madhe që nga viti 1974 e deri më 1989 kur edhe u shpërbë.

Madje muzika e tyre kishte depërtuar edhe në Kosovë.

Këtë e vërtetojnë edhe këto fotografi të realizuara nga Pallati i Rinisë në vitin 1983, pak para një koncerti.

Të njëjtit kishin edhe një këngë shqip.

Por se dikush kishte marrë rrugë për Beograd për ta dëgjuar këtë grup muzikor, po thotë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Ai këto akuza i drejtoi një natë më parë në një emision televiziv, për kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

Ndaj këtyre kritikave ndaj liderit të tyre, kanë reaguar pjesëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Se ky grup ka qenë i famshëm, po e konfirmojnë edhe qytetarët që mbajnë mend nga ajo kohë.

Por për të, turpi më i madh ndodhi kur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ia dha ‘çelësin e qytetit’, Goran Bregoviçit- anëtarit të grupit.

E dikush tjetër po thotë që këngët e këtij grupi kishin përmbajtje nacionaliste.

Edhe pas shpërbërjes pjesëtarët e grupit kanë vazhduar karrierën, madje njëri nga ata gjatë luftës në Kosovë pati publikuar këngën Kallashnikov.

(Kosova Sot Online)