Në mbarë botën 39 milionë raste me COVID-19

  • E.K /
  • 17 October 2020 - 14:04
Në mbarë botën 39 milionë raste me COVID-19

Numri i infektimeve të reja me COVID-19 në botë kaloi pragun e 39 milionë, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins. Të dhënat tregojnë një rritje prej dy milionë rastesh në një javë. Numri i viktimave ka arritur në mbi një milion (1 099 469), rreth 100 mijë më shumë se pragu prej një milion i arritur në fund të shtatorit.

Rastet e reja me COVID-19 në SHBA gjatë 24 orëve të fundit kanë arritur në 62 000, niveli më i lartë që prej 31 korrikut, sipas llogaritjeve të “Washington Post”. Sipas llogaritjeve të NBC, numri total i rasteve në SHBA ka kaluar tetë milionë. Gjatë kësaj kohe, fushata e Joe Biden bëri të ditur se kandidati demokrat ishte testuar negotiv në testin e fundit për COVID-19.

(Kosova Sot Online)