Këto janë temperaturat për sot

  • A.P /
  • 18 October 2020 - 09:25
Këto janë temperaturat për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë së dielës do të mbajë mot kryesisht i ngrohtë.

IHMK ka bërë të ditur se moti i së dielës do të jetë i ngjashëm me atë të së shtunës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-19 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi e lehtë deri mesatare.

(Kosova Sot Online)