
Lexoni edhe:
Koronavirusi po bën kërdinë në Mal të Zi – rreth 5 mijë raste aktive
Policia ka arrestuar dy të dyshuar të cilët kanë vjedhë gjëra ushqimore në një market.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë, njofton policia në raportin 24 orësh.
Koronavirusi po bën kërdinë në Mal të Zi – rreth 5 mijë raste aktive
Lexoni edhe:
Të dyshuarit kanë sulmuar punëtoren e marketit, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë. I dyshuari kishte vjedhur disa gjëra ushqimore në një market dhe me qëllim të mbajtjes se gjësendeve te vjedhura ka sulmuar viktimën femër kosovare punëtore e marketit duke i shkaktuar lëndime trupore dhe gjërat në fjalë ia kishte shitur të dyshuarit tjetër. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, ka njoftuar policia.
(Kosova Sot Online)