Gjuajti me armë zjarri pas mosmarrëveshjes, i gjenden kallash e plumba në shtëpi

  • A.P /
  • 18 October 2020 - 10:05
Gjuajti me armë zjarri pas mosmarrëveshjes, i gjenden kallash e plumba në shtëpi

Policia ka arrestuar një person në fshatin Remnik të Gjilanit, pasi kishte gjuajtur me armë zjarri.

Rasti ka ndodhur pasditen e së premtes, njofton policia.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe konfiskuar një AK-47 dhe 69 fishekë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në afërsi të lokalit të viktimës mashkull  kosovar ka shtënë me armë zjarrit .Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një AK-47 me 69 fishekë dhe një gëzhojë”, njofton policia në raportin 24 orësh.

(Kosova Sot Online)