Aksident i rëndë në Pejë, ka persona të lënduar

  • A.P /
  • 18 October 2020 - 15:33
Aksident i rëndë në Pejë, ka persona të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në afërsi të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, si pasojë e të cilit ka persona të lënduar.

Njëra prej veturave të aksidentuara është rrokullisur, ndërsa policia po merret me rastin.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave, me persona të lënduar. Nuk dihet numri i të lëndurve”, tha Rugova. 

(Kosova Sot Online)