Katër persona u lënduan në aksidentin në Pejë

  • A.P /
  • 18 October 2020 - 15:57
Katër persona u lënduan në aksidentin në Pejë

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në afërsi të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë.

Të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë, kanë konfirmuar mjekët.

“Në aksidentin në Pejë lëndime trupore kanë pësuar katër persona dhe janë jashtë rrezikut për jetë”, tha  zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Driton Rugova.

Ndërkohë, shkaqet e aksidentit nuk dihen akoma. 

(Kosova Sot Online)