AAK imiton Partinë e Kurtit, nis projektin e intervistave partiake

  • A.P /
  • 18 October 2020 - 17:17
AAK imiton Partinë e Kurtit, nis projektin e intervistave partiake

Partia e Ramush Haradinajt ka shpërndarë një videointervistë me Bekë Berishën e realizuar nga zyrtarët partiakë. Një praktikë të tillë më herë e kishte nisur Partia e Albin Kurtit.

Deputeti Bekë Berisha në një intervistë, në faqen zyrtare të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të realizuar dhe strukturuar nga përgjegjësitë partiakë, ka folur për jetën e tij ku ka ndarë detaje dhe momente të vështira nga koha e luftës si dhe për karrierën e tij politike.

 ‘’Ne një kohë kemi jetuar në Prishtinë. Për shkak të kohës që kemi qenë të okupuar atë kohë jemi shpërngul në fshatin Saradran, ku kemi jetuar me familje. Por, ajo kohë ka qenë e vështirë. Shkollën fillore dhe atë të mesme e kam përfunduar në fshatin Saradran, së bashku me vëllezërit e mi”, ka thënë Berisha, në intervistën për median partiake.

Vetëvendosje më herët ka nisur një projekt me TVV, ku herë pas herë realizohen intervista të rralla, ku liderët partiakë sfidohen me pyetje nga anëtarët e partisë.


(Kosova Sot Online)