Qeveria e Kosovës sot pritet ta miratojë një plan për zbatimin e marrëveshjes me Serbinë

  • E.K /
  • 19 October 2020 - 11:05
Qeveria e Kosovës sot pritet ta miratojë një plan për zbatimin e marrëveshjes me Serbinë

Qeveria e Kosovës do ta mbajë sot mbledhjen e radhës, ku ndër tjerash, do të shqyrtohet edhe një propozim-vendim lidhur me marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në Washington.

Në mbledhje, Qeveria pritet ta miratojë planin për zbatimin e marrëveshjes për normalizim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sipas marrëveshjes së Uashingtonit të nënshkruar më 4 shtator.

Ndër tjerash, Qeveria do ta shqyrtojë edhe propozim-vendimin për shfuqizimin  e Vendimit të Qeverisë Nr. 02/110 të datës 26 shkurt 2010”, i cili vendim kishte themeluar task forcën anti-korrupsion në kuadër të Policisë së Kosovës.

Ekzekutivi po ashtu sot do të shqyrtojë edhe propozim-vendimin për themelimin e Grupit Punues për ëprgatitjen e analizës për themelimin e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

(Kosova Sot Online)