Thaçi takon Dakën, diskutojnë mundësinë për t’i organizuar zgjedhjet në Podujevë e Mitrovicë të Veriut

  • E.K /
  • 19 October 2020 - 12:27
Thaçi takon Dakën, diskutojnë mundësinë për t’i organizuar zgjedhjet në Podujevë e Mitrovicë të Veriut

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka takuar sot kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Dakën.

Siç njofton Zyra e Presidentit, Thaçi dhe Daka kanë diskutuar lidhur me mundësinë e organizimit të zgjedhjeve për kryetar të Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut.

“Presidenti Thaçi dhe kryetarja Daka kanë biseduar për mundësitë e organizimit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës dhe në Komunën e Mitrovicës së Veriut”, thuhet në komunikatë.

Presidenti Hashim Thaçi kishte shtyrë mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në Komunën e Podujevës dhe në Komunën e Mitrovicës së Veriut, me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë COVID-19.

(Kosova Sot Online)