Ish-kryesuesi i Bordit të AKP-së: I kemi marrë 400 euro në ditë, mbi 3 mijë euro për një mbledhje

  • E.K /
  • 19 October 2020 - 14:52
Ish-kryesuesi i Bordit të AKP-së: I kemi marrë 400 euro në ditë, mbi 3 mijë euro për një mbledhje

Ish-kryesuesi i Bordit të Agjencisë Kosovare për Privatizim (AKP), Petrit Gashi, ka raportuar sot para deputetëve anëtarë të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë.

Gashi ka treguar se në disa mbledhje të kësaj agjencie ka qenë kundër shitjes së disa objekteve, ndërsa ka treguar një rast kur ata kanë marrë mbi 3 mijë euro si komensim.

Kur është pyetur edhe për kompensimet shtesë, Gashi ka treguar se i kanë marrë mbi 3 mijë euro për një mbledhje të bordit.

“Ne jemi paguar për një gjashtë ditor të punës tonë, 400 euro në ditë. Për një mbledhje Bordi mbi 3000 euro i kemi marrë”, ka thënë Gashi.

Tutje, ai ka thënë se gjatë kohës kur ai ishte në krye të Bordit të AKP-së nuk ka pasur shitje me procedurë të negociuar.

“Shitje me procedurë të negociuar s’ka pasur gjatë punës sime. Shitjet kanë ndodhur pas periudhës sime. Bizneset kanë bërë kërkesë që ne me ju ofru toke pronë. Kur nuk iu kemi dhënë ndihmë ne, ata kanë blerë tokë private”, ka thënë Gashi.

(Kosova Sot Online)