Hoti shuan taskforcën antikorrupsion, shoqëria civile thotë se po hetoheshin eksponentët e LDK’së

  • A.P /
  • 19 October 2020 - 20:48
Hoti shuan taskforcën antikorrupsion, shoqëria civile thotë se po hetoheshin eksponentët e LDK’së

Qeveria ka shuar taskforcën antikorrupsion, e kritikojnë ashpër shoqëria civile e opozita. Shoqëria civile thotë se po hetoheshin djemtë e Isa Mustafës dhe eksponentë të tjerë të LDK’së.

Brenda Policisë së Kosovës që dhjetë vjet  ka funksionuar një departament  i veçantë.

Task-forca antikurrupsion brenda institucionit të policisë është marr me hetimin e profileve të larta të korrupsionit.

Madje ky departament mori lëvdata edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Eulexit.

Ky i fundit kërkoi fuqizimin e kësaj taskforce paraditen e kësaj të hënë.

Por, duket se mendim krejt ndryshe kanë në qeverinë e Kosovës.

Pak orë pas publikimitë të raportit të EULEX-it, ku lavdërohej kjo njësi, ekzekutivi i udhëhequr nga Avdullah Hoti, vendosi ta shuaj atë.

Ky propozim mori shumicën e votave, teksa i vetmi që reagoi për këtë ishte ministri i drejtësisë, Selim Selimi.

Këtë veprim të qeverisë e kanë kritikuar ashpër në Institutin e Kosovës për Drejtësi.

Sipas Ehat Miftarajt, më këtë veprim LDK kryekëput po e kap Policinë e Kosovës.

Miftaraj tutje tregon edhe rastet e profilit të larta që po hetonte ky departament, e disa prej tyre i përkasin edhe partisë së kryeministrit.

Si veprim të gabuar shuarjen e taskforcës antikorrupsion po e shohin edhe në Lëvizjen vetëvendosje.

Ish ministria e drejtësisë, Albulena Haxhiu thotë që ky është vetëm njëri ndër vendimet e gabueshme të kësaj qeverie.

Haxhiu e kritikon Hotin edhe për shkarkimin e drejtorit të policisë, Rashit Qalaj.

(Kosova Sot Online)