Moti sot parashikohet kryesisht me vranësira
Moti në Kosovë këtë të premte parashikohet kryesisht me vranësira, por nuk do të mungojnë edhe intervalet me diell gjatë ditës. Në disa zona, vranësirat mund të shoqërohen me reshje të dobëta dhe të përkohshme shiu.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 14°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 20°C gjatë pasdites.
(Kosova Sot Online)
