Dugolli: Hera e parë në zgjedhjet në SHBA që një president merret me çështjen shqiptare

  • A.P /
  • 19 October 2020 - 21:26
Dugolli: Hera e parë në zgjedhjet në SHBA që një president merret me çështjen shqiptare

Profesori universitar, Bujar Dugolli, ka thënë  se VV nuk ka bërë gabim që ka marrë anë për zgjedhjet në SHBA. Ai ka thënë se qasja e administratës së Donald Trump ka qenë e pabalancuar për problemet e Kosovës në dialogun me Serbinë.

“Jam krenar që komuniteti shqiptaroamerikan ka bërë një punë të madhe. Shqipëria që mbeti pas Luftës së Parë Botërore ishte si pasojë e presionit amerikan. Edhe krijimi i shtetit të Kosovës ishte pjesërisht meritë e tyre. Nuk pajtohem me Ukë Lushin që palët nuk mund të mbajnë anë. Partia e Kurtit ka pikëpamje liberale. Edhe partia demokratike ka këso pikëpamje. Kjo është shprehur vazhdimisht. Do të shohim cdo vit, e kemi parë edhe në Europë kur partitë politike të njëjta mbështetën partitë në Kosovë me pikëpamje të njëjtë”, ka thënë ai.

“Faktori shqiptar ka shumë rëndësi. Është një numër i konsiderueshëm në disa shtete dhe do të luajnë rol. Nuk e di që në ndonjë zgjedhje në SHBA ka zënë vend çështja shqiptare. Përmendja e shqiptarëve nga Biden luan një rol të madh. Ka dhënë një premtim elektoral që do të luaj rol shumë të madh. Uilson dha premtimin për shtet shqiptar para shumë viteve dhe e mbajti atë premtim. E kemi parë se politika e administratës Trump ndaj Kosovës ishte e pabalancuar. Po të pyetesha unë Trump nuk do të zgjidhej as në mandatin e parë. Më shumë ka krijuar probleme në botë se sa ka zgjidhur. Është fakt që Europa nuk e dëshiron”, shtoi ai. 


(Kosova Sot Online)