Zemaj thotë se pacientët me Covid asnjëherë nuk janë mjekuar nëpër korridore

  • A.P /
  • 19 October 2020 - 21:32
Zemaj thotë se pacientët me Covid asnjëherë nuk janë mjekuar nëpër korridore

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj deklaroi sot se asnjë pacient gjatë pandemisë me koronavirus nuk është trajtuar në korridoret e spitaleve në Kosovë.

“Unë e kam trashëguar këtë sistem shëndetësor dhe këto klinika. Asnjë pacient gjatë pandemisë me koronavirus nuk është trajtuar në korridore”, ka thënë ai 

Zemaj ka folur edhe rreth spitalit COVID, për të cilin ka thënë se procedurat janë drejt përfundimit. Ai ka thënë se për ta ruajtur paranë publike, Qendrën Emergjente do ta shendojmë në spital për COVID. Po ashtu objektin e mjekësisë sportive do të rregullohet për 100 shtretër.

(Kosova Sot Online)