Kryetari i komunës Qendër të Shkupit me këngë për Kosovën si tokë e Serbisë u martua me flamur serb në Graçanicë

  • E.K /
  • 20 October 2020 - 08:51
Kryetari i komunës Qendër të Shkupit me këngë për Kosovën si tokë e Serbisë u martua me flamur serb në Graçanicë

Me flamur serb dhe me të ftuar nga Maqedonia dhe Serbia vikendin që po e lamë pas në manastirin e Graçanicës në Kosovë është martuar kryetari i Komunës Qendër të Shkupit, Sasha Bogdanoviq.

“Deshëm që dashurinë tonë, e cila ka filluar këtu, që ta kurorëzojmë me martesë këtu në Kishën e Graçanicës, aty edhe ku e kemi filluar”, ka deklaruar Bogdanoviq për B92.

Mediat serbe me të madhe kanë raportuar për dasmën e Bogdanoviqit. Raportet e tyre gazetareske i kishin vendosur në rubrikën “Dashuri dhe pasion”. Por, përveç dashurisë në raportimet e tyre kishe edhe politik. “Bartësi i flamurit, solli flamurin serb nga Shkupi në Graçanicë. Nga një pjesë e Serbisë së vjetër në tjetrën”, thuhej në raportime.
“Ne në Maqedoni nuk kemi të drejtë në martesë në një kishe kanonike. Jemi detyruar të vijë këtu në Graçanicë”, ka deklaruar Bogdanoviq.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce dënoi veprimin e kryetarit të Komunës së Qendrës, Sasha Bogdaoviq, i cili mbajti një ceremoni martese në Kosovë këtë fundjavë.

Megjithëse ngjarja ndodhi jashtë vendit, kështu që protokollet në Maqedoni nuk u shkelën, prapëseprapë, Filipçe tha se zyrtarët duhet të ishin një shembull dhe të parët që të respektonin masat.

“Nuk është çështje e mos shkeljes së rekomandimeve për kojotë në vendin tonë, sepse kremtimi është bërë jashtë, por ne zyrtarët duhet të tregojmë se si respektohen masat. Sidomos pasi ne u bëjmë thirrje qytetarëve gjatë gjithë kohës dhe u mësojmë atyre. Unë absolutisht e dënoj atë akt. Ne nuk duhet të kemi mundësinë për të sanksionuar gjithçka, por zyrtarët duhet të jenë të vetëdijshëm se ata duhet të jenë të parët që të respektojnë masat” tha Filipce.

(Kosova Sot Online)