Nisin talljet me Shpend Ahmetin, “Vikend në Prishtinë, çmimi 10 euro”

  • S.A /
  • 20 October 2020 - 09:04
Nisin talljet me Shpend Ahmetin, “Vikend në Prishtinë, çmimi 10 euro”

Hyrja me vetura në qendër të Prishtinës pritet të bëhet me pagesë. Komuna po planifikon që në nëntor të merret një vendim i tillë, derisa pritet të hyjë në fuqi nga viti i ardhshëm. Ndërkohë, sipas deklaratave të zyrtarëve të komunës, hyrja në kryeqytet pritet të kushtojë 10 euro.

E pas këtij paralajmërimi, nëpër rrjete sociale, kanë nisur talljet me të parin e kryeqytetit.

“Vikend fantastik në Prishtinë, çmimi 10 euro/person”, është në ofertë që po qarkullon nëpër rrjete sociale, e që ngjan me ofertat e agjencive turistike për vizita jashtë Kosovës.

Sipas kësaj oferte, vitita e parë do te jetë te New Borni, derisa e fundit te qendra tregtare Albi Mall.

“Rrugëtimi: Vazhdimi i rrugës bëhet për në kufirin në Dardani duke vazhduar fillimisht për te Neë Borni. Arritja në Shesh ku do të qëndrohet 2 orë, vizitë sheshit Nenë Tereza, Skëndebeu (pagesat e boksit/zingjirve në shesh/ushqimit janë individuale), pastaj vizitojmë qendrën tregtare Albi”, thuhet në këtë postim.

Një tjetër foto që po qarkullon nëpër rrjete është edhe ajo ku shihet Kryetari i Prishtinës, në vend të Bill Clintonit, teksa i ndalon qytetarët e komunave të tjera të hyjnë në kryeqytet.

“Stop-Hyrje me pagesë”, shkruhet poshtë tij.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se hyrja me pagesë në kryeqytet, do të eliminojë tollovinë në komunikacion, pasi që siç thotë ai zgjerimi i rrugëve nuk është zgjidhje.

“Diku në nëntor fillojmë tash një projekt të ri të cilin jemi para nënshkrimit, ku do të ketë edhe pagesa që besoj do mund ta implementojmë që nga viti tjetër, pagesa për hyrje në kryeqytet. E gjitha kjo me idenë që, po njerëzit kanë nevojë për kerre, por jo edhe bash sa i vozisim na. Prishtina është qytet i vogël, prej skajit në skaj për gjysmë ore mundesh në këmbë me hecë”, ka deklaruar Ahmeti.

(Kosova Sot Online )