Pasagjerit nga Dubai i gjendet 1 kilogram flori në trup

  • S.A /
  • 20 October 2020 - 09:20
Pasagjerit nga Dubai i gjendet 1 kilogram flori në trup

Çfarë nuk bëhet për mos të paguar taksat. Edhe të provosh shumë dhimbje. Këtë mund ta dëshmojë më së miri një pasagjer indian i cili u ndal nga autoritetet indiane në aeroportin e Keralës.

Pasagjeri vinte nga Dubai, dhe ndoshta i sinjalizuar nga informacione të mëparshme u ndalua për një kontroll. Personi kaloi kontrollin sipërfaqësor, por më pas pajisjet “metal detector”, që tregojnë praninë e metaleve,  filluan të ”çmendeshin”, duke treguar një sasi të konsiderueshme që vinte nga brenda trupit.

Analiza më e hollësishme tregoi se personi fshinte brenda vetes, në rrugë anale, rreth një kilogram ar në disa kallëpe të ndryshme. Gjesti ekstrem, sipas autoriteteve indiane, ishte ndërmarrë nga shtetasi për të mos paguar taksën 18% nga dogana vendase.

Autoritetet njoftuan edhe zbulimin e një tjetër personi që fshinte po në të njëjtin fluturim rreth 1.5 kilogram të metalit të çmuar, por pa përcaktuar se ku ishte gjetur ai. Për shëndetin e pasagjerit, shpresojmë të ishte e fshehur në valixhe.

(Kosova Sot Online )