Lombardia vendos orë policore pas shtimit të rasteve

  • E.K /
  • 20 October 2020 - 10:25
Lombardia vendos orë policore pas shtimit të rasteve

Autoritetet në rajonin verior të Italisë, Lombardi, e kanë marrë dritën e gjelbër për të vendosur orë policore për shkak të rritjes së numrit të rasteve të koronavirusit, ndërsa spitalet gjithashtu po përgatiten për shtimin e pacientëve.

Ora policore do të vlejë nga ora 23 deri në orën 5 të mëngjesit dhe pritet të hyjë në fuqi nga dita e enjte. Qendrat tregtare do të jenë të mbyllura gjatë fundjavës, shkruan The Guardian.

Masat e marra në Lombardi erdhën pasi ekspertët thanë se numri i pacientëve në repartet e kujdesit intensiv mund të shkojë në 600 deri në fund të muajit nga 113 sa është tash për tash.

Një spital në Milan është rihapur pas rritjes së madhe të numrit të rasteve të koronavirusit. Numri i përgjithshëm i pacientëve pritet të shkojë në 4.000 nga 1.136 sa është aktualisht.

Të hënën, Lombardia i regjistroi 1.687 raste për 24 orë, që ishte shifra më e lartë në të gjitha 20 rajonet e Italisë.

(Kosova Sot Online)