‘U pushtua nga djalli’, zhdukja misterioze e 26 vjeçares nga Skenderaj
Një 26-vjeçare nga Skenderaj është zhdukur prej katër ditësh. Këtë e ka bërë të ditur Ridvan Tahiri, i njohur tashmë si hero, i cili në mënyrë vullnetare angazhohet për kërkimin e personave të zhdukur.
Tahiri përmes një postimi në Facebook thotë se familjarët e vajzës nga Skenderaj ka deklaruar se ajo është e pushtuar nga djalli.
Policina e Kosovës për rajonin e Mitrovicës të cilët e kanë konfirmuar zhdukjen e vajzës.
“Në stacionin policor në Skenderaj, mbrëmë nga anëtarët e familjes është raportuar për 24 vjeçaren, rasti është inicuar si person i zhdukur”, ka thënë Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.
Ridvan Tahiri përmes një postimi në Facebook thotë se familjarët e vajzës nga Skënderaj ka deklaruar se ajo është e pushtuar nga djalli
Postimi i Tahirit me të dhënat rreth kësaj të zhdukure:
Vemendje!
Person i zhdukur.
Emri mbiemri: Egzona Islam Ferati
Gjinia :Femer
Data e lindjes:23/02/1994
Gjatsia:160 cm
Pesha:60 kg
Vendlindja: F. Qirez Komuna Skenderaj
Gjendja fizike: E mir
Gjendja Psiqike: E rekomanduar mir nga Doktoret.
Deklerata familjare:Me16/10/2020 reth ores 07 mengjes ka dal nga shtepia dhe nuk dihet asgje per vendodhjen e saj.
Personi ne fjal ka dal edhe nje her,eshte gjetur ne nje pyll afer shtepis.
Sipas familjarve vajza eshte e pushtuar nga ,,Xhinet”( djalli ) ne termin fetar.
Vullnetaret dhe grupi i kerkim shpetimit e pranojn kete rast per shqyrtim.
Kerkojm mobilizim te Vullnetarve.
(Kosova Sot Online)