Një e mitur dhe një burrë e trafikuan një vajzë për të kryer shërbime seksuale, arrestohen në Fushë Kosovë

  • E.K /
  • 20 October 2020 - 11:24
Një e mitur dhe një burrë e trafikuan një vajzë për të kryer shërbime seksuale, arrestohen në Fushë Kosovë

Një vajzë e mitur dhe një burrë janë arrestuar në Fushë Kosovë pasi e kanë trafikuar një vajzë për të kryer shërbime seksuale.

Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 21:20, ndërsa lidhur me rastin është sekuestruar një telefon cellular.

“Janë arrestuar dy të dyshuar një femër e mitur dhe një mashkull të dy kosovarë, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat e cekura ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin si provë materiale është sekuestruar një telefon celular. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)