Lëndohet rëndë në vendin e tij të punës në Prizren, dërgohet në QKUK

  • E.K /
  • 20 October 2020 - 11:38
Lëndohet rëndë në vendin e tij të punës në Prizren, dërgohet në QKUK

Një person është lënduar në vendin e tij të punës në Prizren duke pësuar lëndim të rëndë trupor. Ai është dërgruar në QKUK për tretman mjekësor.

Ngjarja ka ndodhur në Zonën industrial Shirokë, dy ditë më parë.

Ende nuk dihet se si ka ardhur deri tek lëndimi, pasi viktima nuk është në gjendje për të dhënë deklaratë.

“Raportohet se viktima m/k derisa ishte në vendin e punës ka pësuar lëndim të rëndë trupor dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Njësiti policor është duke hetuar rastin, por ende nuk dihet si ka ardhur deri tek lëndimi, pasi viktima nuk është në gjendje për të dhënë deklaratë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. 

(Kosova Sot Online)