Reagon këshilltari i Kurtit: Boiken Abazi u rrëmbye nga Policia e Shqipërisë

  • G.G /
  • 20 October 2020 - 12:02
Reagon këshilltari i Kurtit: Boiken Abazi u rrëmbye nga Policia e Shqipërisë

Arbër Zaimi, këshilltari i Albin Kurtit ka thënë se Boiken Abazi është rrëmbyer, pasi ai është arrestuar teksa ecte rrugës, pa i sqaruar asgjë e pa i treguar asnjë dokument.

Këtë reagim e bëri Zaimi përmes një postimi në Facebook.

“Duke qenë se Boiken Abazin policët e kanë marrë teksa ecte rrugës, pa i sqaruar asgjë e pa i treguar asnjë dokument, mund të thuhet lirisht se kemi të bëjmë me rrëmbim personi. Edhe këto filluan të bëjnë vaki”, ka shkruar Zaimi.

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Boiken Abazi, që është po ashtu një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Albin Kurtit, është arrestuar mëngjesin e sotëm në Shqipëri. Kështu ka bërë të ditur qendra e LVV-së në Tiranë.

Sipas njoftimit të LVV-së, arrestimi Abazit është bërë gjatë kohës sa ai ishte duke shkuar në një tubim protestues pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë. 

(Kosova Sot Online)