Fotografi të rralla të burrave homoseksualë nga vitet 1850 deri në 1950

  • E.K /
  • 20 October 2020 - 12:53
Fotografi të rralla të burrave homoseksualë nga vitet 1850 deri në 1950

Njëzet vjet më parë, çifti homoseksual Hugh Nini dhe Neal Treadwell gjetën një fotografi të dy burrave të përqafuar rreth vitit 1920. Ata blenë fotografinë, për të cilën menduan se ishte e rrallë derisa zbuluan të tjera të ngjashme.

Dyshja vijuan të koleksionin foto të tilla duke i kërkuar ato në internet, në arkiva dhe te fotografë.

Mbi 320 nga ato imazhe janë pjesë e librit të tyre të ri, “Loving: A Photographic History of Men in Love 1850s – 1950s,”.

Libri paraqet fotografi dhe histori të burrave të dashuruar mes viteve 1850-1950, kur ekzistonte një rrezik i rëndësishëm në dokumentimin e këtyre ndjenjave.

(Kosova Sot Online)