20 raste me koronavirus, mbyllen dy shkolla në Vushtrri

  • G.G /
  • 20 October 2020 - 13:10
20 raste me koronavirus, mbyllen dy shkolla në Vushtrri

Është ndërprerë procesi mësimor në dy shkollat fillore në komunën e Vushtrrisë.

Kjo pasi janë shënuar 20 raste pozitive me COVID-19 në shkollat fillore “Ali Kelmendi” dhe “Andon Zako Çajupi”.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar drejtori i Arsimit në këtë komunë Afrim Namani.

“Në shkollën fillore “Ali Kelmendi”, me COVID kanë rezultuar 10 nxënës dhe dy mësimdhënës, ndërsa në atë “Andon Zako-Cajupi”, janë të prekur me Covid 7 nxënës dhe një mësimdhënës. Task Forca komunale dje pas vlerësimit të situatës ka vendosur që këto dy shkolla të kalojnë në skenarin C, do të thotë që mësimin ta zhvillojnë online deri në një vendim tjetër”.

(Kosova Sot Online)