Vala e dytë e koronavirusit godet Amerikën Latine, mbi 1 milion raste të reja në Argjentinë

  • G.G /
  • 20 October 2020 - 13:33
Vala e dytë e koronavirusit godet Amerikën Latine, mbi 1 milion raste të reja në Argjentinë

Vala e dytë e koronavirusit e ka goditur Amerikën Latine dhe brenda javës tjetër priten edhe mbi 1 milion raste në shtetin e Meksikës, Perus, dhe Kolumbia.

Shteti i Amerikës Latine Argjentina e ka tejkaluar shifrën e 1 milion të prekurve me koronavirus. Mjekëve u është dashur ta katërfishojnë numrin e shtretërve për pacientët me COVID-19 gjatë muajit të fundit.

60 përqind e popullsisë që është testuar ka rezultuar pozitive. Ka edhe nga ata persona që për herë të dytë pas disa muajsh kanë rezultuar pozitivë përsëri.

“Ne ishim shembulli i vendit”, tha Carlos Guglielmi, drejtori i Spitalit Rajonal Ushuaia. “Me sa duket, dikush na e solli koronavirusin,’’ dhe tani pritet që edhe tri shtetet e mëdha latine të përfshihen nga koronavirusi, Meksika, Perus, Kolumbia.

Një kohë e zymtë po shfaqet, ku Amerika Latine vazhdon të regjistrojë rastet e reja më të larta në botë, shkruan Al Jazeera, transmeton Gazeta Express.

‘’Vala e dytë po mbërrin pa e mbaruar ende të parën,” tha Luis Jorge Hernandez, një profesor i shëndetit publik në Universitetin e Andeve në Kolumbi.

Disa nga qytetet kryesore në Kolumbi kanë pësuar rënie, por ka edhe nga ato qytete ku numri po rritet vazhdimisht dhe qytetarët e këtyre qyteteve kanë frikë se numri do të rritet sikur në Brazil dhe Argjentinë.

Ndërkaq numrat e infektimit me koronavirus në shtetin e Perus kishin rënë, zyrtarët shëndetësorë kanë raportuar se kohët e fundit rastet po rriten përsëri në 12 rajone.

Shtetit argjentinas fillimisht e regjistroi numrin më të vogël të rasteve me koronavirus, por tani situata ka dalë jashtë kontrollit, duke krahasuar Argjentinën me disa shtete evropiane.

Testimi i rasteve me koronavirus në Argjentinë është shumë i ulët, krahasuar me vendet fqinje, ku të dielën u testuan vetëm 13.890 persona.

Në Argjentinë deri më tani janë regjistruar 1 milion raste dhe 26.716 vdekje, transmeton Al jazeera.

(Kosova Sot Online)