Rusia dhe Irani shënojnë rekorde të rasteve ditore të koronavirusit

  • E.K /
  • 20 October 2020 - 14:56
Rusia dhe Irani shënojnë rekorde të rasteve ditore të koronavirusit

Rusia dhe Irani nuk po munden që ta vënë nën kontroll përhapjen e koronavirusit. Të dyja këto shtete shënuan rekorde të rasteve ditore të koronavirusit të martën.

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Rusi u regjistruan 16.319 raste të reja, përfshirë 4.999 vetëm në Moskë. Kështu numri i përgjithshëm i rasteve shkoi në 1.431.635, që është një ndër shifrat më të mëdha në botë.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 269 të vdekur nga pandemia dhe shifra e përgjithshme e viktimave shkoi në 24.635, që është numër dukshëm më i vogël se shifrat e vendeve të mëdha.

Rekord të rasteve ditore të martën shënoi edhe Irani. Ky shtet i regjistroi 5.039 infeksione të reja gjatë 24 orëve të kaluara, duke e çuar në 539.670 shifrën e përgjithshme të personave të infektuar.

Në këtë periudhë u regjistruan edhe 322 të vdekur dhe numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 31.034.

Irani është vendi më i prekur nga pandemia në Lindjen e Mesme, ndërsa Rusia është në mesin e vendeve me më së shumti raste ditore në Evropë ditëve të fundit.

(Kosova Sot Online)