Një viktimë e 130 raste të reja me Covid 19 në Kosovë

  • E.K /
  • 20 October 2020 - 15:05
Një viktimë e 130 raste të reja me Covid 19 në Kosovë

Vendit i është shtuar edhe një vdekje nga koronavirusi. Në total numri i kosovarëve që kanë vdekur nga ky infeksion ka shkuar në 657 viktima. Por, krahas kësaj në 24-orëshin e fundit në vend u raportuan edhe  130raste të reja me Covid-19.

” Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 818 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 130 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Spitali i Përgjithshëm, Gjilan)”, thuhet në njotim.

(Kosova Sot Online)