Rëndohet gjendja me COVID-19 në Mal të Zi, raportohen 7 vdekje brenda një dite

  • A.P /
  • 20 October 2020 - 17:47
Rëndohet gjendja me COVID-19 në Mal të Zi, raportohen 7 vdekje brenda një dite

Instituti për Shëndetësi Publike në Mal të Zi njofton për shtatë pacientë të vdekur si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit dhe për 132 raste të reja pozitive.

Rastet pozitive kanë rezultuar nga 777 mostra të marra në terren.

Numri i përgjithshëm u të vdekurve si pasojë e COVID-19 në Mal të Zi tash është rritur në 247, prej tyre 238 kanë vdekur nga qershori e tutje.

(Kosova Sot Online)