Parashikimi i motit për të mërkurën në Kosovë

  • A.P /
  • 20 October 2020 - 19:08
Parashikimi i motit për të mërkurën në Kosovë

Kosova mbetet nën ndikimin e fushave anticiklonike, të cilat vazhdojnë të favorizojnë mot kryesisht të kthjellët dhe me diell. Orëve të mëngjesit përgjatë viseve të ulëta do të ketë mundësi për mjegull/mjegullinë me ngrica të lehta.

Kjo e mërkurë do të ketë mëngjes të ftoftë, në vise të ulëta me mundësi për mjegull/mjegullinë dhe ngrica të lehta.

Ditën kryesisht me diell dhe më ngrohtë, kohë pas kohe me vranësira kalimtare të nivelit të lartë.

Temperaturat në vise të ulëta -1C deri 18C, e në vise malore 0C deri 13C.

Era do të fryj e lehtë nga jugperëndimi 1-4m/s, e në Dukagjin drejtimesh të ndryshme. Indeksi UV: 3.

(Kosova Sot Online)