Biden apo Trump, Mustafa flet për zgjedhjet presidenciale në SHBA

  • 20 October 2020 - 21:44
Biden apo Trump, Mustafa flet për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Ish-kryeministri Isa Mustafa thotë se si LDK ‘janë me Amerikën’ dhe në këtë mënyrë nuk përkrahin asnjërin kamp atje në zgjedhjet e muajit të ardhshëm.

“Edhe unë edhe LDK’ja jemi për Amerikën. Pastaj jemi që ata të vendosin vetë që kush të jetë president. Asnjë arsye si LDK nuk e kemi për të marrë anë”, thotë Musatfa

Sipas tij edhe republikanët edhe demokratët në kohëra të caktuara gjatë historisë kanë ndihmuar Kosovën.

Mustafa foli për takimin e fundit me Joe Biden, kur ky i fundit kishte vizituar Kosovën.

“Na ka pasë kërkuar në mënyrë vendimtare që ne ta përfundojmë çështjen e demarkacionit në Kuvend”, kujtoi Mustafa takimin e fundit me Joe Biden, i cili kishte vizituar Kosovën në cilësinë e zëvendëspresidentit amerikan në kohën e administratës  Obama.

“Për me na çliru na kanë çliru Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për me bo këtë shtet e kanë bërë SHBA’ja sepse kemi pasur deklaratë në Tiranë të presidentit të SHBA’së që i ka parapri pavarësisë”, theksoi Mustafa.

“Sot ne nuk kemi të drejtë që të krijomë një atmosferë në të cilën shprehen dhe flasin kundër SHBA’së dhe BE’së”, shtoi Mustafa.

(Kosova Sot Online)