Gëzim Kelmendi thotë se Albin Kurti duhet të reagojë ndaj ambasadorit francez

  • A.P /
  • 20 October 2020 - 22:40
Gëzim Kelmendi thotë se Albin Kurti duhet të reagojë ndaj ambasadorit francez

Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka thënë se ambasadori Qëndrim Gashi duhet të shkarkohet.

Ai po ashtu ka thënë se kryetari i VV’së, Albin Kurti, duhet të reagojë ndaj ambasadorit për shkak se ai është njeriu më i votuar në Kosovë dhe përfaqëson një shumicë dërrmuese të vendit.

Kelmendi tha po ashtu se ka njerëz të cilët në Kosovë janë arrestuar për disa komente në Facebook.

“Në Kosovë janë arrestuar persona vetëm për komente në Facebook. Kanë komentuar dicka më pak dhe policia i ka shkuar në shtëpi dhe e kanë arrestuar”, tha ai.

“Nuk guxojmë në asnjë moment që përfaqësuesit e popullit të amnistohen. Ai është figurë publike. Ai e përfaqëson shtetin e Kosovës në Francë. E di mirë gjuhën franceze. Nuk kam parë në lajme ndonjë politikan të lartë francez që ka ofenduar Profetin”, përfundoi ai.


(Kosova Sot Online)