U shfaq nudo para kolegëve në Zoom, pezullohet nga puna gazetari i njohur amerikan

  • E.K /
  • 21 October 2020 - 08:31
U shfaq nudo para kolegëve në Zoom, pezullohet nga puna gazetari i njohur amerikan

Jeffrey Toobin, gazetari i njohur i “The New Yorker” dhe bashkëpunëtor i CNN, është pezulluar nga detyra pasi u shfaq nudo para kolegëve të tij në Zoom.

“Kam bërë një gabim idiot, mendoja se nuk dukesha në kamera. I kërkoj falje gruas, familjes, miqve dhe kolegëve”, tha Toobin për “Vice”.

“The New Yorker” bëri me dije se e ka pezulluar gazetarin dhe shtoi se po e heton incidentin.

(Kosova Sot Online)