Labinot Tahiri i reagon Glauk Konjufcës për maskë, ka një këshillë

  • S.A /
  • 21 tetor 2020 - 08:53
 Labinot Tahiri i reagon Glauk Konjufcës për maskë, ka një këshillë

Labi ka një mesazh për Glauk Konjufcën, të cilin e fotografuan pa maskë në qytet.

Vendosja e maskave në vendet publike është e domosdoshme gjatë kësaj kohe, për shkak të pandemisë.

Madje, Policia çdo ditë shkruan numër të madh të tiketave, për qytetarët që nuk po e përfillin këtë maskë.

Së fundi, deputeti Glauk Konjufca është fotografuar pa maskë në rrugë, e kjo gjë nxiti reagim nga ana e qytetarëve.

Por, këngëtari Labinot Tahiri i doli në krah, duke thënë se me dëgju atë mos të vendos fare maskë, ngase sipas tij ajo është për ata që vjedhin nga shteti e i kanë pesë fytyra.

Ai thotë se për vete maskën nuk e ka vendos asnjëherë dhe as nuk është duke e vendosur. “Të më falni por e sakt! Zoti ju ruajt popull nga duart e liga dhe nga njerezit e lig që ua kanë shkatrrua ardhmerinë! Se po te ishte e mire çdo udheheqesi, sot Kosova nuk kishte pas nevoj as per me ia shtri Doren Evropes dhe as askujt e me mbet vendi me i nenshtruar pran nderkombëtarëve si sot qe jemi!”, shkruan ndër të tjera Labi.

(Kosova Sot Online )