NASA arrin diçka historike, lëshon sondë në asteroid për të mbledhur gurë

  • S.A /
  • 21 October 2020 - 09:03
NASA arrin diçka historike, lëshon sondë në asteroid për të mbledhur gurë

Sonda e NASA-s, e quajtur “Osiris-Rex”, ka bërë një lëshim historik në asteroidin Bennu për të mbledhur mostra nga sipërfaqja e tij për disa sekonda. Sonda më pas u largua me sukses nga ky objekt qiellor.

Operacioni i ndërlikuar zgjati 4.5 orë dhe sonda arriti të lëshohej në këtë asteroid rreth orës 6 e 12 minuta të pasdites. Përmes pajisjeve të veçanta, sonda mblodhi gurë dhe pluhur para se të kthehej përsëri në hapësirë.

Ky lëshim u arrit përmes komandave të përcaktuara më herët nga kontrolluesit, shkruan Daily Mail. Kjo është hera e parë që Shtetet e Bashkuara mbledhin mostra nga një asteroid dhe rezultatet e analizës pritet të jenë të jashtëzakonshme, sepse asteroidi Bennu përmban material nga Sistemi i hershëm Diellor dhe mund të ofrojë të dhëna rreth origjinës së jetës në Tokë.

(Kosova Sot Online )